Shkolla e Magjistraturës, më datë 5 mars 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Shqyrtimi i kërkesës për sigurimin e provës. Procedura e sigurimit të provës në rastin e të miturve”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Igerta Hysi dhe Elida Kaçkini
Lehtësues: Enkel Peza
Qëllimi i këtij trajnimi është: Analizimi i institutit të sigurimit të provës në procedurën civile dhe penale. Shpjegimi i procedurës së shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e provës nga gjykata. Evidentimi i veçorive procedurale në rastet kur prova lidhet me të mitur. Njohja me standardet e procesit të rregullt ligjor sipas legjislacionit në fuqi si dhe me jurisprudencën e GjEDNJ-së.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Koncepti dhe funksioni i sigurimit të provës në procesin gjyqësor;
- Baza ligjore në Kodin e Procedurës Civile (nenet 292–296);
- Parimet themelore të institutit: rëndësia e provës, rreziku i humbjes dhe proporcionaliteti;
- Procedura e paraqitjes dhe shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e provës në procesin civil;
- Sigurimi i provës në procedurën penale (nenet 316–322 të Kodit të Procedurës Penale);
- Procedura e paraqitjes së kërkesës dhe vendimmarrja e gjykatës gjatë hetimeve paraprake;
- Marrja e provës dhe përdorimi i saj në shqyrtimin gjyqësor;
- Sigurimi i provës në çështjet që përfshijnë të mitur sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur;
- Diskutimi i standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi provat e marra paraprakisht;
- Analiza e praktikës gjyqësore dhe jurisprudencës relevante (Al-Khawaja and Tahery v. UK; Schatschaschwili v. Germany; Doorson v. Netherlands; Lucà v. Italy).
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës